Një fotografi e publikuar në rrjete sociale, tregon qindra refugjatë afganë, brenda një avioni amerikan duke u larguar nga Kabuli.
Sipas “Defense One”, rreth 640 persona ishin në bordin e avionit.
Numri, shumë më tepër sesa kapaciteti i lejuar, raporton BBC.
Ndryshe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot para mediave deklaroi se nuk lëviz nga qëndrimi për tërheqjen e trupave, pasi trupave afgane u kishte ofruar çdo mjet për luftë.
JUST IN: "The Crew made the decision to go" — Inside RCH 871, which saved 640 from the Taliban ... from @TaraCopp and me https://t.co/r4YvGqJZ4b pic.twitter.com/CI1mAmqjHT
— Marcus Weisgerber (@MarcusReports) August 16, 2021