Gratë prezantojnë lajmet në kanalin kryesor televiziv në Afganistan

Azia

Gratë prezantojnë lajmet në kanalin kryesor televiziv në Afganistan

Nga: G.B Më: 17 gusht 2021 Në ora: 08:34
Moderatorja

ToloNews, një nga mediat kryesore afgane, ka vendosur edhe një herë gratë në ekran. Shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Gratë kanë munguar dukshëm në të gjitha kanalet kryesore të lajmeve afgane që nga marrja nën kontroll e kryeqytetit Kabul nga ana e talibanëve të dielën, me fotografi të shpërndara në internet të stacionit televiziv kombëtar të Afganistanit të paraqitura nga një burrë i ulur para flamurit të talibanëve.

Kreu i lajmeve në Tolo, Miraqa Popal, postoi një cicërimë në Tëitter që shfaq një prezantuese femër duke intervistuar një anëtare të ekipit të talibanëve drejtpërdrejt në studio.

Ai gjithashtu postoi veçmas një fotografi ku shihej një grua e veshur me hixhab që ndiqte një takim në mëngjes në redaksi./BS/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat