Avioni ushtarak gjerman del jashtë Kabulit me vetëm shtatë persona

Azia

Avioni ushtarak gjerman del jashtë Kabulit me vetëm shtatë persona

Nga: H.O. Më: 17 gusht 2021 Në ora: 08:57
Ilustrim

Një aeroplan ushtarak gjerman është nisur nga Kabuli për në Uzbekistan me vetëm shtatë pasagjerë në bord, thonë mediat lokale.

Ministria gjermane ka thënë se më parë avioni A400M nuk ka mundur të ulet  për shkak të numrit të madh të njerëzve në pistë dhe iu desh të shkonte në një vend të tretë për tu furnizuar me karburant.

Agjencia e lajmeve DW tha se dy aeroplan ushtarak transportues janë dërguar për të marrë punëtorët e ambasadës gjermane dhe stafin lokal.

Gazeta lokale Bild shkruan se ky aeroplan duhej të kujdesej për 57 persona të stafit të ambasadës dhe 88 tjerë shtetas gjermanë.

"Ne kishim pak kohë dhe kjo ishte arsyeja pse ne morëm aq pak persona, për shkak të situatës kaotike atje, nuk mund të ishim në aeroport dje", tha Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat