Talebanët kanë kërkuar që Shtetet e Bashkuara t’i përmbahen afatit të caktuar për tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani deri në datën 11 shtator.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i tyre ditën e sotme.
Në një intervistë për “Sky News”, zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen, tha se presidenti amerikan, Joe Biden, duhet të respektojë marrëveshjen e Dohas të nënshkruar nga administrata Trump vitin e kaluar dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator, 20 vite pas sulmeve terroriste.
“Ne jemi zotuar se nuk do t’i sulmojmë ata, ne nuk i kemi sulmuar ata”, tha Shaheen, referuar amerikanëve.
Taliban spokesperson Suhail Shaheen says the US should "withdraw all their forces" by 11 September, but adds "we are committed not to attack them"
— Sky News (@SkyNews) August 17, 2021
Read the latest on the situation in Afghanistan here: https://t.co/qPs0VmYVd5 pic.twitter.com/5NX1MrqzXg