Udhëheqësi i talibanëve kthehet në shtëpi

Azia

Udhëheqësi i talibanëve kthehet në shtëpi

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 10:03
Mullah Abdul Ghani Baradar

Raportohet se udhëheqësi politik i talibanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar dhe udhëheqës të tjerë pritet të mbërrijnë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul sot ose nesër.

Baradar ishte në mesin e disa anëtarëve të udhëheqësisë së lartë të talibanëve që u kthyen ne vendin e tyre të martën. Ata kishin udhëtuar nga Katari në qytetin jugor afgan Kandahar.

Mullah është njëri nga anëtarët themelues të talibanëve, kishte qenë pjesë e negociatave me SHBA në Katar pasi doli nga burgu për të ndihmuar në lehtësimin e procesit të paqes.

Ai u kap në një operacion të përbashkët SHBA-Pakistan në Karaçi në 2010, shkruan BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat