Ish - presidenti afgan u largua nga vendi të dielën por nuk është e qartë se ku shkoi apo ku është aktualisht, shkruan BBC, përcjell Bota sot.
Pas marrjes së Kabul nga talibanët, kishte spekulime se ai kishte udhëtuar në një nga vendet fqinje si Uzbekistani ose Taxhikistani dhe raporte të tjera që ai kishte drejtuar për në Oman.
Të mërkurën kishte raporte të pakonfirmuara dhe të paverifikuara se ai ishte parë në Abu Dhabi.
Largimi i zotit Ghani - president i Afganistanit që nga viti 2014, mbetet thellësisht i diskutueshëm. Ministrat e qeverisë e kanë kritikuar atë për ikje.
Ghani mbrojti masën, duke thënë në Facebook: "Për të shmangur gjakderdhjen, mendova se do të ishte më mirë të largohesha".