Talibanët hodhën në erë një statujë të një prej kundërshtarëve të tyre të luftës, shkruan 20min.ch tansmeton "Bota sot". Kjo u pa në fotot në mediat sociale të Mërkurën. Statuja, e shkatërruar në provincën Bamjan, përshkruante udhëheqësin e milicisë shiite Abdul Ali Masari, i cili u vra nga talebanët në 1996. Në atë kohë, talebanët sunitë kishin marrë pushtetin nga komandantët rivalë të luftës. Masari ishte një përfaqësues i pakicës etnike Hasara dhe kishte luftuar kundër talebanëve në luftën civile në vitet 1990.
Në vitin 2001, talebanët hodhën në erë dy statuja 1.500 vjeçare të Budës në një mal në Bamian. Ekstremistët argumentuan se Budat shkelën ndalimin islamik të adhurimit të idhujve.