Vajza i lutet ushtarëve perëndimorë ta shpëtojnë nga talebanët: Ndihmë, ata po vijnë

Azia

Vajza i lutet ushtarëve perëndimorë ta shpëtojnë nga talebanët: Ndihmë, ata po vijnë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 23:14
Pamje nga Afganistani

Disa pamje të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale shfaqin një vajzë që u lutet ushtarëve perëndimorë që ta ndihmojnë të shpëtojë nga talebanët në aeroportin e Kabulit.

Megjithatë, BBC që shkroi për ngjarjen tha se nuk ka arritur ta verifikojë qartë se ku është filmuar video.

Skena kaotike në aeroportin e Kabulit ka pasë për disa ditë, ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të largohen nga vendi pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit.

Të hënën një numër njerëzish vdiqën dhe turmat e mëdha në pistë çuan në ndalimin e të gjitha fluturimeve për disa orë.

Por, turmat e mëdha të njerëzve në panik vazhdojnë të jenë në aeroport, shumë prej të cilëve kanë pak shanse për të ikur nga Afganistani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat