Nëna e një ushtari britanik të vrarë në luftimet në Afganistan ka thënë për BBC se ka frikë se vdekja e djalit të saj ishte “e kotë”.
Djali i Hazel Hunt, Richard, u plagos për vdekje në një shpërthim në provincën Helmand në 2009.
“Unë i vendosa lulet mbi varrin e tij dhe u ula dhe bisedova me të, i thash atij se çfarë po ndodh dhe gjithçka. Unë i thashë atij, të gjitha sakrificat e tua thjesht kanë qenë të kota, i dashur. Dhe më vjen shumë keq”.
Kjo ishte një nga familjet e shumta të prekura nga lufta afgane, të cilat folën për BBC për zemërimin e tyre nga ringjallja e shpejtë e talebanëve.
Ben Parkinson u plagos rëndë në 2006 kur një minë shpërtheu nën automjetin e tij në Afganistan. Ai i tha BBC -së se tani beson se përpjekjet e forcave britanike në vend kishin “qenë për asgjë”.
“Ne nuk kemi ndryshuar asgjë,” tha ai.