Indonezia do të fillojë prodhim të madh të vajit të palmës derisa kufizimi për kultivim po përfundon

Azia

Indonezia do të fillojë prodhim të madh të vajit të palmës derisa kufizimi për kultivim po përfundon

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Një grup i aktivistëve në Indonezi po kërkojnë nga qeveria që t’ua zgjasë një moratorium për lejet në plantacionet e reja për vajin e palmës.

Ndalimi i vendosur në këtë vend përfundon në shtator të vitit 2021 i cili ka zgjatur për tre vite, synim kishte të frenonte shpyllëzimin në vendin, i cili është shtëpia e pyjeve tropikale më të mëdha në botë, shkruan Euronews.

Indonezia është prodhuesi më i madh në botë i vajit të palmës, një përbërës i kudo-gjendur i cili përdoret në produkte që nga buka e deri në shampo.

Vaji i palmës vlerësohet të jetë përgjegjës për 2% të humbjes së pemëve në të gjithë botën. Në Indonezi 24 milionë hektarë pyje (një zonë afërsisht sa madhësia e Mbretërisë së Bashkuar) u humbën për shkak të praktikave të vajit të palmës midis viteve 2001 dhe 2017.

Indonezia është ekonomia e 10 -të më e madhe në botë e cila ka popullsinë e katërt më të madhe në botë.

Një nga arsyet e ndalimit të përkohshëm të lejeve të vajit të palmës ishte zvogëlimi i gjurmës së karbonit në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat