BBC ka renditur disa nga titujt e sotëm, se çfarë po ndodh në Afganistan:
Ende ka skena kaotike në aeroportin e Kabulit, ndërsa mijëra njerëz përpiqen të largohen nga Afganistani.
Transmetuesi gjerman Deutsche Welle thotë se talibanët i vranë një të afërm një prej gazetarëve të tij.
Një dokument i OKB -së ka paralajmëruar se talibanët po kërkojnë ata që kanë punuar për forcat e NATO-s ose qeverinë e mëparshme afgane.
Amnesty International njoftoi se nëntë burra nga pakica Hazara u torturuan dhe u vranë nga talibanët.
Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) po paralajmëron një "krizë të tmerrshme humanitare" që po shpaloset në Afganistan.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, ka mbrojtur vendimin e tij për t'i deleguar një telefonatë homologut të tij afgan.
Presidenti amerikan Joe Biden do të japë një përditësim më vonë sot mbi operacionin e evakuimit të SHBA në Afganistan, tha Shtëpia e Bardhë.