Të enjtën në Aeroportin e Kabulit është bartur një foshnje dorë më dorë në mënyrë që të largohet nga regjimi i ri i talebanëve nën të cilin ra Afganistani. Videoja ku shihet foshnja duke u bartur raportohet se është ribashkuar me familjen e saj.
Në video shihet momenti kur foshnja kapet nga trupat ushtarake të SHBA’së pasi kaloi rrethojat me gjemba.
“Foshnja që shihej në video është dërguar tek shërbimi mjekësor”, thotë Major James Stenger, raporton NY Times.
The chaos & fear of people is a testament to the international community’s role in AFG’s downfall & their subsequent abandonment of Afghan people. The future for AFG has bn decided for its people without its people’s vote & now they live at the mercy of a terrorist group. #Kabul pic.twitter.com/k4bevc2eHE
— Omar Haidari (@OmarHaidari1) August 19, 2021
Tutje, zëdhënësi i Marinsave konfirmoi “Mund të konfirmoj se foshnja u ribashkua me babanë e tyre dhe është e sigurt në aeroport”.
“Ky është një shembull i vërtetë i profesionalizmit të marinsave në vend, të cilët po marrin vendime të shpejta në një situatë dinamike në mbështetje të operacioneve të evakuimit,” tha ai.