Protestë midis kufirit Gazë-Izrael, mbi 20 palestinezë të lënduar

Azia

Protestë midis kufirit Gazë-Izrael, mbi 20 palestinezë të lënduar

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 21:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtënat izraelite kanë lënë të lënduar të paktën 24 palestinezë, përfshirë një 13-vjeçar, teksa palestinezët nga Gaza hodhën gurë dhe dogjën rrotë gjatë demonstratës përgjatë kufirit me Izraelin.

Ushtria izraelite ka njoftuar se trupat u janë kundërpërgjigjur të shtënave gjatë demonstratës palestineze.

Grupi militant Hamas ka bërë të ditur se protesta e shënonte përvjetorin e sulmit të 1967-s që kishte shkatërruar një pjesë të xhamisë Al-Aqsa në Jerusalem.

Dhuna e fundit ka ndodhur në kohën e tensioneve të rritura midis Izraelit dhe Hamasit, i cili ka bërë përpjekje për të siguruar lehtësim të kufizimeve ekonomike izraelite në enklavën palestineze.

Demonstrata gjeneroi në dhunë, pasi me dhjetëra pjesëmarrës iu afruan mburojës kufitare dhe hodhën gurë drejt ushtarëve izraelitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat