Jo vetëm “dajakun” / Talebanët kanë “mësuar” edhe propagandën

Azia

Jo vetëm “dajakun” / Talebanët kanë “mësuar” edhe propagandën

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 22:29
"Sa besim keni?" Pyet një intervistues me një mikrofon Al-Emarah

Ekipet televizive nga Studio Al-Emarah, e cila prodhon përmbajtje pro-talebanëve kanë dalë në rrugë, duke folur me banorët e Kabulit, duke sjellë mesazhe sigurie për njerëzit dhe i fton ata t’i rikthehen normalitetit të jetës.

"Sa besim keni?" Pyet një intervistues me një mikrofon Al-Emarah. "100%," vjen përgjigja. ‘Siguria është e mirë, nuk ka hajdutë, ne jemi shumë të lumtur’.

Mesazhi bie në kontrast me kaosin në pjesë të Kabulit pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët dhe përpjekjeve tronditëse të shumë njerëzve për të shpëtuar.

Përpjekjet e Al-Emarah ilustrojnë një nga testet më të vështira ende për strategjinë e komunikimit të talebanëve: si të qetësohet paniku i përhapur dhe të rimarrë kontrollin e plotë të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat