Talibanët me të shtëna në ajër mundohen t’i kontrollojnë turmat e njerëzve jashtë aeroportit

Azia

Talibanët me të shtëna në ajër mundohen t’i kontrollojnë turmat e njerëzve jashtë aeroportit

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 14:30
Talibanët

Talibanët kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Ata kanë përdorur shkopinj për t’i rreshtuar njerëzit të cilët janë jashtë aeroportit të Kabulit të dielën, thanë dëshmitarët.

Kjo një ditë pasi shtatë persona mbetën të vdekur si pasojë e numrit të madh të njerëzve që ishin jashtë portave.

Nga e diela e kaluar prej kur talibanët kanë marrë drejtimin e Afganistanit, kështu një numër i madh afganëve dhe i shtetasve të huaj që kanë jetuar aty kanë filluar të largohen me aeroplan nga Kabuli, shkruan Reuters.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat