Djali i Ahmad Shah Massoud, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës ndaj sovjetikëve në Afganistan në vitet 1980, tha se nuk do t’i dorëzojë zonat nën kontrollin e tij te talibanëve, raporton sot televizioni Al Arabiya.
Ahmad Massoud bëri thirrje për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar për të qeverisur vendin me pjesëmarrjen e talibanëve, duke paralajmëruar se lufta do të ishte "e pashmangshme" nëse talibanët refuzojnë dialogun.
Ai tha se forcat qeveritare që kundërshtonin talibanët ishin mbledhur në fortesën e tij, Luginën Panjshir.
Në një artikull të botuar në Washington Post të enjten, Massoud kërkoi mbështetje nga Perëndimi.
Massoud (32) është lider i Frontit kombëtar të rezistencës në Afganistan.