Talebanët i tregojnë “vijën e kuqe” SHBA-së

Azia

Talebanët i tregojnë “vijën e kuqe” SHBA-së

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 12:28
Afganistan

Talebanët kanë paralajmëruar SHBA-të dhe vendet e tjera perëndimore se duhet të largohen nga vendi deri më datë 31 gusht, ndryshe do të ketë pasoja për ta.

Kujtojmë se fundi i këtij muaji ishte vendosur nga vete presidenti Joe Biden, si afati i fundit për evakuimin e ushtrisë dhe civilëve që kanë bashkëpunuar me Perëndimin, por pak ditë më parë Biden la të hapur mundësinë e shtyrjes së afatit.

 “Është një vijë e kuqe, Presidenti Biden pati thënë se në 31 gusht do të tërhiqnin të gjitha forcat e tyre ushtarake dhe nëse e zgjasin këtë afat, do të thotë se po zgjasin pushtimin. E po ndodhi kjo, do të ketë reagim. Nëse SHBA-ja apo Britania e Madhe kërkojnë kohë shtesë për evakuimet, përgjigja është ‘jo’. Në të kundërt, do të ketë pasoja”, tha për Sky News zëdhënësi i grupit militant, Suhail Shaheen.

Eksodin e afganëve dhe kaosin në aeroportin e Kabulit, zëdhënësi I talebanëve e quajti emigracion ekonomik.

“Mund t`ju siguroj se nuk bëhet fjalë për shqetësime apo për frikë. Ata thjesht duan të shkojnë në vendet perëndimore sepse këtu në Afganistan, ka varfëri të madhe”, u shpreh zëdhënësi taleban.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat