Pamjet e filmuara nga një luftëtar talibanë dhe të publikuara të dielën duket se tregojnë një kolonë ushtarake talibane të armatosura rëndë në vijën e frontit të Luginës së Panjshir në Afganistanin verilindor.
Videot u publikuan ndërsa një grup udhëheqësish të milicisë dhe zyrtarë nga qeveria e rrëzuar u zotuan të mbrojnë krahinën Panjshir kundër talibanëve.
Panjshir është e fundit nga 34 provincat e vendit që nuk janë nën kontroll nga grupi militant dhe është një bastion i luftëtarëve të Aleancës Veriore të cilët u bashkuan me SHBA për të rrëzuar talibanët në 2001.
Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid tha se forcat e kryengritësve kishin filluar të rrethonin provincën Panjshir.
Amurllah Saleh, nënkryetar i Afganistanit nën presidentin në mungesë të vendit Ashraf Ghani, shkroi në Twitter se luftëtarët talibanë janë grumbulluar pranë krahinës pasi u përballën me prita, raporton AP.
Në videon e postuar në mediat sociale të dielën, e cila thuhet se është filmuar pranë luginës së Panjshir, forcat mund të shihen duke u grumbulluar, me një luftëtar që u tha atyre se I është dhënë afat katër orësh për t’u dorëzuar.