Japonia vendos gjendje të jashtëzakonshme në 21 prefektura

Azia

Japonia vendos gjendje të jashtëzakonshme në 21 prefektura

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 06:30
Foto ilustrim

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga njoftoi sot se qeveria e tij do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në 8 prefektura të tjera, për shkak të përhapjes së Covid-19.

Suga tha se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjerohet nga 13 në 21 prefektura. Gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi të premten dhe do të zgjasë për dy javë.

Suga gjithashtu njoftoi se masat e moderuara do të jenë në fuqi në 16 prefekturat e mbetura deri në mes të shtatorit.

“Numri i të infektuarve në të gjithë vendin tejkalon 25 mijë në ditë dhe mbetet në nivel jashtëzakonisht të lartë për shkak të përhapjes së variantit shumë ngjitës Delta. Numri i të sëmurëve rëndë po rritet me shpejtësi dhe sistemi shëndetësor është nën presion të madh”, tha Yasutoshi Nishimura, njofton “Japan Times”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat