Qindra palestinezë kanë demonstruar pranë gardhit izraelit në Rripin e rrethuar të Gazës, duke i bërë thirrje Izraelit të lehtësojë bllokadën disa ditë pasi një tubim i tillë përfundoi me konfrontime vdekjeprurëse.
Ushtria izraelite, e cila kishte pozicionuar forcat e saj para demonstratës, ka thënë se po përdorte gaz lotsjellës dhe zjarr për të shpërndarë turmën. Mjekët palestinezë raportuan se të paktën nëntë persona u plagosën.
Rrjeti televiziv Al Aqsa, i cili drejtohet nga Hamasi, grupi palestinez që qeveris Gazën, publikoi turma njerëzish që i afroheshin gardhit, pastaj që iknin pasi një automjet ushtarak izraelit shpërndau gaz lotsjellësm shkruan Al Jazeera.
Ushtria tha se ishte duke përdorur të shtëna me kalibër 22, një lloj arme që është menduar të jetë më pak vdekjeprurëse sesa armët e zjarrit më të fuqishme, por megjithatë ajo mund të jetë vdekjeprurëse.