Dikush qëlloi në drejtim të një avioni ushtarak italian menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti i Kabulit, por ende nuk dihet se kush ka qëlluar dhe pse.
Nuk raportohet për dëme, raportoi Reuters, duke cituar burime ushtarake.
Një gazetar italian në aeroplan me gati 100 civilë afganë tha për Sky News se dikush qëlloi në aeroplan disa minuta pas ngritjes.
Kjo është hera e parë që dikush qëlloi në një aeroplan që kur filloi evakuimi.