Talibanët raportuan se të paktën 13 persona u vranë në shpërthimin sot në Kabul, përfshirë shtetas të huaj dhe fëmijë, dhe se rojet talibane u plagosën, raportoi Al Jazeera.
Gazetari i Fox News, Lucas Tomilson shkroi në Twitter se të paktën tre ushtarë amerikanë u plagosën nga shpërthimi.
Të plagosurit u transportuan në spital.
Shpërthimi para Aeroportit të Kabulit ishte në njërën prej dyerve të përparme dhe duket se ishte një sulm vetëvrasës, thanë tre zyrtarë amerikanë, ka shkruar në Twitter Kaitlan Collins, shefi i korrespondentit të CNN në Shtëpinë e Bardhë.