Një zyrtar amerikan ka deklaruar se dy sulme që kanë ndodhur të enjten jashtë aeroportit të Kabulit, besohet të jenë kryer nga grupi “Shteti Islamik”.
Zyrtarët thonë se pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë mbetur të plagosur, pasojë e sulmeve ku ishin të përfshirë dy vetëvrasës me bombë dhe një gjuajtës me armë zjarri.
Deri më tani raportohet për të paktën 13 të vdekur si pasojë e dy sulmeve.
Në mesin e tyre ka edhe fëmijë.