Janë publikuar pamjet nga momenti i shpërthimit të dytë jashtë aeroportit të Kabulit në Afganistan.
Më shumë se 60 persona dhe 12 prej tyre shtetas të shërbimit amerikan mbetën të vrarë nga shpërthimet e kësaj të enjteje në Afganistan.
Ndërsa, janë plagosur më shumë se 140 persona, përcjell Bota sot.
Video appears to show the moment of the second blast outside Kabul airport in Afghanistan as gunshots are heard.
— Sky News (@SkyNews) August 26, 2021
Follow live updates on this breaking story: https://t.co/ukir95s9IE pic.twitter.com/bWrUNdom9V
Në pamjet e publikuara nga Sky News, shihet momenti i shpërthimit, teksa dëgjohen edhe të shtëna armësh.
Sulmin e kanë dënuar liderë botërore, derisa presidenti amerikan Joe Biden, ka paralajmëruar se Amerika nuk do të ndalet derisa të kapen kamikazët e Shtetit Islamik, të cilët morën përgjegjësinë për sulmet./BS