Një fluturim evakuimi nga Afganistani ka zbarkuar në Mbretërinë e Bashkuar, të shtunën, me një pasagjer shtesë, pasi një nënë afgane lindi foshnjën, në ajër, kanë raportuar mediat turke.
Kur thirrja për ndihmë “A ndodhet ndonjë mjek në aeroplan?” mbeti pa përgjigje, stafi i Turkish Airlines ndihmoi 26-vjeçaren, Soman Noori, të lindte vajzën në lartësinë 30 mijë metra, ka thënë Agjencia e Lajmeve Demiroren.
Soman, një shtetase afgane dhe burri i saj, 30 vjeç, ishin evakuuar nga Kabuli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga ku ata kishin kapur një fluturim për në Birmingham.
Menjëherë pasi aeroplani u ngrit të premten në mbrëmje, dhimbjet e lindjes të Soman filluan dhe anëtarët e ekuipazhit ndërhynë për të lindur fëmijën e tretë të çiftit.
Fluturimi u ul në Kuvajt si masë paraprake dhe nëna dhe foshnja u konsideruan mjaft të shëndetshme për të vazhduar në Mbretërinë e Bashkuar.
Vajza u quajt Havva, që në anglisht përkthehet si Eva.