Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz, në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, thanë zyrtarët.
Ky ishte takimi i nivelit më të lartë mes Abbasit dhe një ministri izraelit që nga formimi i Qeverisë së re në Izrael.
Nga zyra e Gantz kanë thënë se, ai i kishte deklaruar se Izraeli do të marrë masa për të forcuar ekonominë palestineze.
“Ata gjithashtu diskutuan për sigurinë dhe ekonominë në Bregun Perëndimor dhe në Gaza,” thuhej në deklaratë, shkruan Reuters.