Ndihmësi i Osama bin Laden kthehet në Afganistan

Azia

Ndihmësi i Osama bin Laden kthehet në Afganistan

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Amin-ul-Haq, një udhëheqës i lartë i al-Kaedës në Afganistan, është kthyer në vendin ku ka lindur, provincën Nangarhar pasi kjo e fundit ra në duart e talebanëve.

Amin-ul-Haq ishte një ndihmës i ngushtë i ish-kreut të al-Kaedës, Osama bin Laden, i cili u vra nga forcat amerikane në Abbottabad të Pakistanit në 2011.

Ai ishte personi përgjegjës për sigurinë e Osama bin Laden në Tora Bora dhe u bë i afërt me të në vitet ‘80 kur ai punoi me Abdullah Azzam në Maktaba Akhidmat.

Departamenti i Thesarit i SHBA në 2001 e përfshiu në listën e terroristëve globalë. Në të njëjtën kohë, sanksione ndaj tij janë vendosur nga Kombet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Ka gjithashtu raporte se  Al Kaeda mund të riaktivizohet brenda 18 deri në 24 muaj pas tërheqjes së SHBA nga Afganistani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat