Gratë afgane do të lejohen të studiojnë në Universitet, por jo në të njëjtën dhomë me burrat, kanë deklaruar talibanët.
Ministri në detyrë i arsimit të lartë të grupit tha gjithashtu se mësuesit meshkuj nuk do të lejohen të mësojnë studentët femra sipas rregullave të reja.
Njoftimi vjen mes shqetësimeve se kthimi i Afganistanit në sundimin e talibanëve do të frenojë përparimin e bërë për të drejtat e grave.
Talibanët janë në procesin e krijimit të një kornize për qeverinë, pasi kanë kapur të gjitha, përveç një prej 34 provincave të vendit, por kanë treguar se synojnë të sundojnë bazuar në interpretimin e ligjit të Sheriatit.
Grupi është përpjekur të sigurojë qytetarët afganë dhe komunitetin ndërkombëtar se nuk do të kthehet në kufizimin e rëndë të të drejtave të grave, siç bëri gjatë sundimit të tij të mëparshëm, por shumë dyshojnë në sinqeritetin e militantëve në këtë çështje.