Në ditën kur talebanët morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, sallonet rreth qytetit u mbyllën gjithashtu. Ndërsa disa bizneset janë zotuar të kthehen në shërbim të plotë së shpejti.
Afsoon (jo emri i saj i vërtetë), një grimiere e fshehur, përshkruan mes lotëve frikën që ka dhe po përjeton këto ditë nga talebanët.
Ajo përshkruan një ngjarje të rrallë të jetës që trondit në thelb, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Afsoon përjetoi ndjenjën e frikës për herë të parë më 15 gusht 2021.
Atë të diel ajo u zgjua në orën 10:00 me një telefonatë nga një koleg në sallonin e bukurisë ku punonte.
E shtrir në shtrat, Afsoon kontrolloi celularin e saj dhe gjeti vetën duke numëruar qindra mesazhe nga shoqëria e saj që talebanët kishin hyrë në kryeqytetin e Afganistanit dhe mundësia për vazhduar punën në sallonin e bukurisë, tashmë do të mbetëj një ëndërr.
"Ka mbaruar," përsëriti ajo me vete. Ishte koha për t'u fshehur.
Afsoon është në mesin e 20 femrat më moderne në Afgansitan, ajo i do mediat sociale, i do filmat, mund të vozisë dhe ka ambicie karriere.
Mirëpo ajo se çfarë po frikësohet Afsoon është koha kur në vitet e ’90-ta, dekada kur ajo lindi, kur talebanët ndaluan për herë të parë sallonet e bukurisë në vendin e saj.
Por, në dy dekadat që nga pushtimi i udhëhequr nga SHBA që rrëzoi talebanët në 2001, më shumë se 200 sallone bukurie u hapën vetëm në Kabul, me qindra të tjera në pjesë të tjera të vendit.
Përfundimisht Afsoon përmbushi ëndrrën e saj për të punuar si një grimere e suksesshme, duke përmbushur kështu një nga ëndrrat e saj.
Ajo thotë se gratë në industrinë e bukurisë sidomos ato që kanë qenë figurë publike do të jenë cak i talebanëve.
"Gratë në industrinë e bukurisë, veçanërisht njerëzit si unë që ishin të dukshëm dhe publikë me punën tonë janë objektiva," thotë ajo.
Ndër të tjera ajo shprehet se talebanët nuk dëshirojn gratë të kenë fytyra të zbulura dhe të tërheqin vëmendjen.
"Nuk ka asnjë mënyrë që ata të miratojnë të shohin fytyra të zbuluara, ose qafat e grave të ekspozuara, ata kanë qenë gjithmonë shumë të qartë në besimin e tyre se një grua nuk duhet të tërheqë vëmendjen”, potencon grimerja.
Afsoon nuk mund të flasë për të ardhmen
Afsoon shprehet e pashpresë për të ardhmen duke thënë se ajo që po vjen nuk është e sigurt.
“Ajo që vjen më pas, nuk është e sigurt, nuk kam menduar se si do të vishem tani, apo edhe kur do të dalë jashtë. Tani për tani, ngjyra e një të ardhmeje që kam para vetës është një bojë e trashë e zezë dhe ajo është në mes të një tronditjeje që nuk ka kufi kohor për shërim.
"Qëndrimi i gjallë është e vetmja gjë për të cilën mund të mendoj. Unë nuk kam frikë të vdes - por çdo sekondë ndjehem se talebanët do të vijnë për mua”, përfundoi ajo./BS