Talebanët nisin të demonstrojnë forcën e tyre përmes videove propagandistike, ende pa formuar zyrtarisht administratën e re, me të cilën do të sundojnë Afganistanin. Kjo video që është transmetuar në mediat vendase tregon militantët e tyre, në momente stërvitjesh si dhe gjatë një parakalimi në rrugët e Kabulit, ku mbanin në duar edhe flamurin e tyre të bardhë me shkrime krime kuranore.
Pamjet u përngjajnë atyre të videove propagandistike që publikonin kundërshtarët e tyre, terroristët e Shtetit Islamik 5 vite më parë, kur sundonin territore të gjera në Irak e Siri.
Megjithatë, talebanët nuk janë aq ilegjitimë sa Shteti Islamik, pasi deri më tani kanë marrë shenja të sigurta njohjeje nga vende me peshë globale si Kina e Rusia.
Taliban hold 'military parade' to celebrate victory after US pullouthttps://t.co/PvtPD8sn5y pic.twitter.com/T6YFJL1Nsp
— Yeni Şafak English (@yenisafakEN) September 2, 2021
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se talebanët janë në prag të formimit të qeverisë së re të vendit, në krye të së cilës do të jetë lideri i tyre politik, bashkëthemelues i organizatës, Mullah Baradari.