Me tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani dhe marrjen e tij nga Talibani,shënohet fundi i dy dekadash lufte dhe operacionesh ushtarake. Në Tetor 2001, SHBA u zotua të mposhtte talibanët, me akuzën se po strehonin Osama Bin Laden dhe figura të tjera të al-Kaedës të lidhur me sulmet e 11 Shtatorit.
Numri i trupave amerikane rritej ndërsa Uashingtoni shtonte shumat e dollarëve për të luftuar kryengritjet talibane. Këto shuma arritën kulmin në 2011 kur u shpenzuan 110.000 miliardë dollarë. Shtete të tjera ishin gjithashtu prezente në Afganistan, mbështetur nga aleatët e NATO-s.
NATO i dha fund zyrtarisht misionit në 2014, por la atje një kontingjent prej 13.000 personash për trajnimin e forcave afgane. Pjesa më e madhe e shpenzimeve është mbuluar nga SHBA, e cila ka shpenzuar më shumë se 2 trilionë dollarë. Nga 2010-2012, ajo kishte më shumë se 100.000 trupa në Afganistan dhe shpenzimet arritën më shumë se 100 miliardë në vit. Me ndryshimin e kursit të operacioneve, nga lufta në trajnim, shpenzimet u ulën në 45 miliardë.
Ekspeditat ushtarake ( Tetor 2001-Dhjetor 2020) – 825 miliardë.
Projektet e rindërtimit – 131.3 miliardë.
Shpenzimet e Mbretërisë së Bashkuar arrijnë në 30 miliardë dhe të Gjermanisë në 19 miliardë dollarë.
Pavarësisht tërheqjes së forcave, SHBA dhe NATO kanë premtuar një fond prej 4 miliardë dollarësh në vit për të ndihmuar forcat afgane.
Po humbjet njerëzore?
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/04/auto_deaths1630766331.jpg)
Që prej fillimit të luftës, ka pasur më shumë se 3500 vdekje koalicioni, mes tyre 2300 ushtarë amerikanë, 20.660 janë plagosur në aksion.
Mbretëria e Bashkuar shënon 450 të vdekur në trupat e saj.
45.000 anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë, raportim ky i vitit 2019 nga ish-Presidenti Ghani, i cili u ngjit në post 5 vite përpara kësaj deklarate.
64.100 jetë të humbura të ushtrisë kombëtare dhe policisë së Afganistanit që nga fillimi i luftës.
110.000 qytetarë kanë vdekur ose janë plagosur, shifër kjo e regjistruar sistematikisht që nga viti 2009, ndërkohë që nuk dihet numri i saktë i viteve të mëparshme.