Luftimet të reja po raportohen në Afganistan në rajonin e luginës Panjshir, territori i fundit që s’ra në duart e talibanëve.
Një udhëheqës i forcave rezistuese të luginës Amrullah Saleh demantoi raportet që talibanët kanë zaptuar dhe i quajti ato të pabaza.
Por ai pranoi se kushtet janë të vështira derisa talibanët mbyllën linjat e telefonit, internetit dhe energjisë elektrike, shkruan BBC.
Lugina Panjshir, në veri të kryeqytetit Kabul, është një nga provincat më të vogla të Afganistanit dhe e vetmja që nuk ka rënë në duart e talibanëve.