Sërish rritje e rasteve me Covid-19, Japonia vendos zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Azia

Sërish rritje e rasteve me Covid-19, Japonia vendos zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 06:53
Foto ilustrim

Qeveria japoneze ka vendosur të zgjasë periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të vazhdimit të trendit të rritjes së rasteve të Covid-19.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, e cila ka cituar burime qeveritare, kohëzgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është planifikuar të përfundojë më 12 shtator, do të zgjatet për tri javë.

Kryeministri Suga Yoshihide gjatë javës do të takohet me ministrin e Shëndetësisë Tamura Norihisa dhe anëtarin e kabinetit qeveritar përgjegjës për masat anti-Covid-19, Nishimura Yasutoshi.

Aktualisht, gjendja e jashtëzakonshme zbatohet në 21 shtete në gjithë vendin, përfshirë zonat metropolitane të Tokios dhe Osakës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat