Koreja e Veriut ka mbajtur një paradë për të shënuar 73 vjetorin e themelimit të republikës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Në ceremoninë që u mbajt në sheshin Kim Il Sung të kryeqytetit Phenian ka marrë pjesë edhe udhëheqësi, Kim Jong Un.
Në të kaluarën, Koreja e Veriut i ka përdorur paradat ushtarake për të shfaqur sisteme të reja të armatimit dhe raketave.
Kësaj rradhe, në bazë të fotografive të publikuara, nuk është parë ndonjë sistem i ri ushtarak në paradë.
Ekspertët për situatën në Korenë e Veriut vunë re se Kim Jong Un kishte humbur peshë, por dukej më i shëndetshëm.
This was six months ago. pic.twitter.com/2QX6EzVv0Z
— Ankit Panda (@nktpnd) September 9, 2021
Për shumë vjet ka pasur informacione të ndryshme për shëndetin e udhëheqësit 37-vjeçar, i cili njëjtë sikurse vendi që e udhëheq, është i mbuluar me mister.
“Është e habitshme se sa i shëndetshëm po duket Kim Jong Un në këto fotografi të djeshme”, shkroi Martyn Williams, një ekspert i Koresë së Veriut në Qendrën Stimson me qendër në Uashington, në Twitter.
It's striking how much healthier Kim Jong Un is looking in these photos from yesterday. However he is doing it -- and there are theories -- he looks a lot better than he did a few months ago. pic.twitter.com/DKqCOFSBF8
— Martyn Williams (@martyn_williams) September 9, 2021
Në qershor, mediat shtetërore publikuan pamjet e Kim Jong Un pasi ai u zhduk nga publiku për disa javë. Në ato pamje ai dukej se kishte humbur peshë./REL