Koreja e Veriut publikon imazhet e dy raketave balistike që i lansoi nga një tren

Azia

Koreja e Veriut publikon imazhet e dy raketave balistike që i lansoi nga një tren

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:49
Foto

Duket se Koreja e Veriut për herë të parë ka arritur me sukses të lansoj raketat balistike nga një tren.

Agjencia koreane e lajmeve në Pyongyang, ka njoftuar se raketat janë lansuar gjatë stërvitjeve ku sistemi për lansimin e tyre ishte montuar në një tren më shumë vagonë në një rajon malor – duke arritur me saktësi të godasin cakun në det në një distancë prej 800 kilometrave.

Mediat e këtij vendi kanë transmetuar pamjet e asaj që dukej si raketë e gjatë, që u lansua nga një vagon që u mbulua nga zjarri në një zonë malore.

Sistemi balistik i vendosur në tren tregon edhe njëherë përkushtimin e Koresë së Veriut, se me çdo kusht kërkon të armatoset rëndë.

Lansimi i raketave nga treni mund të rrit mobilitetin, por disa ekspertë thonë se rrjeti hekurudhor i Koresë së Veriut ka një territor të vogël dhe armiku mund ta shkatërrojë lehtë gjatë një krize të mundshme. 

Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat