Në Afganistan përdoruesit e mediave sociale fshijnë profilet nga frika e sulmit

Azia

Në Afganistan përdoruesit e mediave sociale fshijnë profilet nga frika e sulmit

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 19:43
Foto

Përpara se talebanët të merrnin pushtetin në Afganistan muajin e kaluar, kishte shumë përdorues me ndikim të mediave sociale në vend, të cilët ishin kundërshtarë të fortë të politikave të grupit, raporton BBC.

Por që nga 15 gushti, afganët kanë fshirë fotografi dhe postime nga e kaluara e tyre - dhe shumë prej tyre janë larguar krejtësisht nga mediat sociale nga frika se mos vihen në shënjestër nga forcat talebane.

Edhe pse talebanët shpallën një amnisti të përgjithshme për të gjithë afganët që kishin luftuar më parë kundër tyre ose ishin pjesë e qeverisë së mëparshme, disa nga ata që iknin nga vendi i thanë BBC-së se nuk i besonin grupit militant islamik.

Ka pasur raporte nga pjesë të ndryshme të vendit se luftëtarët talebanë kanë vrarë civilë pas rënies së kryeqytetit Kabul, pavarësisht premtimit të mëparshëm të udhëheqësve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat