Ish-ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida, fitoi zgjedhjet për udhëheqjen e Partisë Liberal-Demokrate.
Udhëheqja e partisë në pushtet i hap rrugë atij për t’u bërë kryeministër i ekonomisë së tretë më të madhe në botë.
Parlamenti pritet ta zgjedhë Kishidën kryeministër më 4 tetor.
Ai do ta pasojë kryeministrin Yoshihide Suga, i cila ka vendosur të japë dorëheqje pas vetëm një viti në detyrë.
Kryeministri i ri pritet të përballet me një sërë çështjesh të vështira, përfshirë rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur nga pandemia e koronavirusit dhe përballjen me kërcënimet nga Koreja e Veriut./REL