Gjeologët zbulojnë të vërtetën për pusin Barhout

Azia

Gjeologët zbulojnë të vërtetën për pusin Barhout

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 17:55
Barhout

Gjeologu jemenas Jalal Al-Maisari ka demantuar raportimet se pusi i zbuluar kohët e fundit nga ekipi i eksploruesve të Omanit është pusi misterioz Barhout, por sipas tij bëhet fjalë për pusin Fugit me ujëra të ëmbla.

Al-Maisari deklaroi për mediat arabe se Barhout ndodhet në zonën Tanha në juglindje të Jemenit dhe se uji i tij nuk është aq i freskët sa pusi Fugit që u zbulua.

Ai shpjegoi se grupet e huaja vizituan pusin më parë, dhe një libër u shkrua për të dhe u bë një hartë e pusit të vërtetë Barhout.

Ndryshe, një ekip i eksploruesve të shpellave njoftuan zbritjen e tyre në fund të pusit Fugit në shkretëtirën e Jemenit, duke besuar se ishte pusi Barhut, një mrekulli natyrore që vendasit e shmangin pasi besojnë se është një vend i demonëve dhe i mbajnë turistët larg për shkak të tregimeve se "ai thith njerëzit dhe kafshët".

“Pusi i ndaluar i ferrit”, një gropë e zezë me një hyrje të rrumbullakët 30 metra në diametër dhe të paktën 112 metra të thellë, ndodhet në shkretëtirën në Jemenin lindor.

Ekspertët nga Omani thanë se gjetën gjarpërinj, kufoma kafshësh dhe perla shpellash, por se nuk ka asgjë të mbinatyrshme atje.

"Ka gjarpërinj, por ata nuk do t'ju prekin nëse nuk i prekni," tha Muhammad al-Kindi, një profesor i gjeologjisë në Universitetin e Teknologjisë në Oman, njëri nga tetë ekspertët me përvojë që zbritën në fund të gropës javën e kaluar.

"Ne morëm mostra të ujit, shkëmbinjve, tokës dhe mbetjeve të kafshëve të ngordhura që ne tani duhet të analizojmë," tha ai.

Zyrtarët jemenas pranuan në qershor se nuk e kishin idenë se çfarë ishte në fund të pusit, për të cilën ata thonë se është "milion vjeçar", pasi askush nuk ka qenë deri në fund të tij.

"Në pjesën e poshtme janë eshtrat e kafshëve që kanë rënë atje dhe natyrisht se nuk kanë erë, por nuk është aq e frikshme," tha Al-Kindi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat