Qindra agfanë morën pjesë në ceremoninë mortore që u organizua gjatë së shtunës në qytetin Kunduz.
Ata u mblodhën për t’i nderuar viktimat të cilat u vranë si pasojë e sulmit vetëvrasës që ndodhi në njërin prej xhamive të këtij qyteti gjatë së premtes.
Nga ky sulm u vranë mbi 45 persona, ndërkaq rreth 100 të tjerë u lënduan.
Me këtë rast, banorët e Afganistanit i kanë bërë thirrje qeverisë talebane që të rrisë sigurinë nëpër xhamia.