Ministri i Jashtëm i Iranit u bëri thirrje talebanëve që të miratojnë një qasje "miqësore" ndërsa gjashtë vendet fqinje të Afganistanit u takuan të mërkurën për të përcaktuar një "udhërrëfyes" pas pushtimit të Kabulit nga islamistët, shkruan France24.
Takimi, dy muaj që kur talebanët erdhën në pushtet në Kabul, solli ministrat e jashtëm të Pakistanit, Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe Turkmenistanit në Teheran, ndërsa homologët e tyre kinezë dhe rusë iu bashkuan nëpërmjet lidhjes video.
"Është thelbësore që talebanët të adoptojnë një qasje miqësore ndaj fqinjëve të tyre dhe të marrin masat e nevojshme për t'i siguruar ata se nuk ka asnjë kërcënim për fqinjët e tyre nga Afganistani," tha Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian.
"Shpresoj se ne mund të japim një pamje më të qartë të realiteteve të Afganistanit dhe pritjet e vendeve fqinje më të prekura nga zhvillimet në atë vend dhe të zhvillojmë një udhërrëfyes."