Kina mbyll në shtëpi gjithë qytetin me 4 milionë banorë për shkak të 6 rasteve

Azia

Kina mbyll në shtëpi gjithë qytetin me 4 milionë banorë për shkak të 6 rasteve

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 17:55
Lanzhou

Kina izoloi katër milionë banorë të një qytetit me urdhër që të mos lënë shtëpitë deri në një vendim të dytë pas raportimit të vetëm gjashtë rasteve me Covid.

I gjithë vendi raportoi vetëm 29 raste ditën e martë, nga të cilat gjashtë ishin vetëm në qytetin Lanzhou, me rreth 4 milionë banorë. Për të parandaluar përhapjen e virusit, masat e autoriteteve kineze janë drastike.

4 milionë banorëve iu dha njoftimi të qëndrojnë mbyllur në shtëpi me lejen për të dalë vetëm për raste urgjencash shëndetësore.

Menjëherë pas urdhrit, qyteti u boshatis dhe të vetmet makina që qarkullojnë ishin ato të policisë, së angazhuar në zbatimin e vendimit dhe të ambulancave. Ndërkohë, personat që duan të largohen nga qyteti duhet më parë të kërkojnë një leje të posaçme.

Shërbimet e autobusëve dhe taksive janë pezulluar në qytet dhe media shtetërore tha të martën se stacioni i Lanzhou kishte pezulluar më shumë se 70 trena, përfshirë rrugët kryesore për në qytetet si Pekini dhe Xian.

Nëse leja miratohet, atëherë ata do të duhet t’u nënshtrohen testeve anticovid dhe të qëndrojnë për të paktën 5 ditë në karantinë në qytetin tjetër ku do të shkojnë.

Kina vendosi kontrolle të rrepta kufitare në javët pasi Covid-19 u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, duke ngadalësuar numrin e rasteve në një rrjedhje dhe duke lejuar që ekonomia të rikthehet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat