Talebanët: Na ktheni paratë tona, ose ndryshe do ta shihni çfarë do të ndodhë me Evropën

Azia

Talebanët: Na ktheni paratë tona, ose ndryshe do ta shihni çfarë do të ndodhë me Evropën

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:32
Talebanët

Qeveria talebane e Afganistanit po bën presion për zhbllokimin e miliarda dollarëve të rezervave të bankës qendrore, ndërsa vendi po goditet nga disa kriza, si ajo e urisë apo emigracionit.

Afganistani ka depozituar miliarda dollarë në asete jashtë shtetit në Rezervën Federale të SHBA-së dhe bankat e tjera qendrore në Evropë, por këto para janë "ngrirë" që kur talebanët islamikë rrëzuan qeverinë e mbështetur nga perëndimi në gusht.

Një zëdhënës i ministrisë së financave tha se qeveria do të respektojë të drejtat e njeriut, duke përfshirë arsimimin e grave, pasi ai kërkoi fonde të reja përveç ndihmës humanitare.

Nën sundimin taleban nga viti 1996-2001, gratë u përjashtuan kryesisht nga punësimi dhe arsimi dhe normalisht duhej të mbulonin fytyrat e tyre dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull kur dilnin nga shtëpia.

"Paratë i përkasin kombit afgan. Vetëm na jepni paratë tona," tha zëdhënësi i ministrisë Ahmad Wali Haqmal për Reuters.

"Ngrirja e këtyre parave është joetike dhe është kundër të gjitha ligjeve dhe vlerave ndërkombëtare”.

Një zyrtar i lartë i bankës qendrore u bëri thirrje vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë, të lirojnë pjesën e tyre të rezervave për të shmangur një kolaps ekonomik që mund të shkaktojë migrim masiv drejt Evropës.

“Evropa do të preket më rëndë nëse Afganistani nuk ka akses në këto para”, tha Mehrabi.

Megjithëse fuqitë perëndimore duan të shmangin një fatkeqësi humanitare në Afganistan, ato kanë refuzuar të njohin zyrtarisht qeverinë talebane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat