“Aeroplani luftarak i gjeneratës së pestë fluturon”, iraniani publikon video të rrejshme

Azia

“Aeroplani luftarak i gjeneratës së pestë fluturon”, iraniani publikon video të rrejshme

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 21:08
Foto

Një entuziast i forcave ajrore iraniane përfundoi duke u marrë në pyetje nga policia, e më pas i trokitën në derë edhe ushtria e shërbimi sekret – pasi publikoi një video të një aeroplani luftarak të gjeneratës së pestë “Qaher 313” duke fluturuar, ku më vonë u konstatua se nuk kishte asgjë të vërtetë në tërë këtë.

Në video që akoma qarkullon nëpër rrjete sociale, shihet “Qaher 313” kinse duke fluturuar. E dyshimi lindi në fund të videos ku shihet një copë letër pranë kamerës të cilën e tërheq xhiruesi.

Videoja fillimisht u shfaq në Instagram, e më pas kjo video të fluturimit të pretenduar të parë të aeroplanit iranian luftarak të gjeneratës së pestë për të cilin flitet nga vitit 2013, u bë viral nëpër rrjete sociale.

E pasi që e kuptoi se çfarë kishte bërë, autori i videos tha se është e rreme, mirëpo pa kaluar shumë minuta në derë i trokitën nga shërbimi sekret për ta marrë në pyetje.

Kjo sigurisht se do t’i shërbej si leksion që herëve tjera me gjëra të tilla të mos tallet, e mediat iraniane raportojnë se ai pas intervistimit është liruar me një qortim të ashpër. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat