Ky është momenti tronditës kur një buall i arratisur në Kinë rrëzon një grua për tokë

Azia

Ky është momenti tronditës kur një buall i arratisur në Kinë rrëzon një grua për tokë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 13:09
Foto

Ky është momenti tronditës kur një buall i arratisur rrëzon një grua nga skuteri i saj përpara se të lëndojë shtatë të tjerë derisa vërshoi në një qytet kinez.

Sipas medieve të huaja, pamjet e këtij ‘kaosi’ u xhiruan në qytetin Yulin të provincës Guangxi më 9 nëntor.

Shtatë persona pësuan lëndime gjatë këtij ‘kaosi’ përpara se policia të rrethonte buallin dhe ta qëllonte për vdekje.

Videoja tregon një grua me motoçikletën e saj që po priste në një kryqëzim kur papritmas shfaqet bualli i tërbuar dhe e rrëzon për tokë.

Në një video tjetër, bualli hyn në një dyqan dhe duket se qëndron për një kohë derisa të dalë jashtë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat