Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, e cila u martua me partnerin e saj Asser Malik javën e kaluar, për Vogue britanike ka adresuar “shqetësimet” për martesën që ajo kishte shprehur më parë
Duke u shfaqur në emisionin Andrew Marr të BBC-së, aktivistja 24vjeçare pakistaneze për të drejtat e grave tha se shqetësimet e saj ishin të vërteta për “shumë vajza në mbarë botën që kanë parë raporte për martesën e hershme dhe divorcin si dhe çekuilibrin e pushtetit”.
Megjithatë, ajo shtoi se ishte “me fat” që gjeti një bashkëshort që kuptonte vlerat e saj.
Burri i saj është i lidhur ngushtë me kriket dhe është menaxheri i Përgjithshëm i Performancës së Lartë të Bordit të Kriketit të Pakistanit (PCB).
Malala gjeti strehim në Mbretërinë e Bashkuar pasi u qëllua në kokë nga talebanët në vitin 2012.