Të paktën 14 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa me qindra të tjerë kanë pësuar djegie e shumë janë të zhdukur, si pasojë e aktivizimit të vullkanit Semeru në Indonezi.
Një ditë pas riaktivizimit të vullkanit, situata është dramatike në ishullin Java. Me mijëra persona kanë braktisur shtëpitë e tyre, ndërsa qindra prej tyre janë vendosur në qendra të improvizuara.
Të paktën 11 fshatra rreth malit vullkanik u mbuluan nga hiri, ku është krijuar një situatë apokaliptike. Presidenti Joko Widodo urdhëroi të dielën grupet e kërkim-shpëtimit që të veprojnë sa më shpejtë në operacionin e tyre për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë.

