Mediet indiane kanë raportuar se një helikopter, në të cilin ndodhej zyrtari më i lartë ushtarak i Indisë, shefi i Stafit të Mbrojtjes, Gjenerali Bipin Rawat, është rrëzuar të mërkurën në Tamil Nadu. Ende nuk dihet nëse ka viktima.
Burimet e faqes indiane të lajmeve, “Indian Express”, thonë se të paktën tre persona të lënduar në aksident janë dërguar në spital, por identiteti i tyre nuk është vërtetuar ende.
Mediet lokale thonë se komandanti indian ishte i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë, kur helikopteri u rrëzua në jug të Indisë.
Pamjet:
#WATCH | Latest visuals from the spot (between Coimbatore and Sulur) where a military chopper crashed in Tamil Nadu. CDS Bipin Rawat, his staff and some family members were in the chopper. pic.twitter.com/6oxG7xD8iW
— ANI (@ANI) December 8, 2021