Në Izrael është identifikuar rasti i parë i infektimit të dyfishtë, me grip dhe koronavirus.
I ashtuquajturi “Flurona” ka prekur një grua shtatzënë, të pavaksinuar.
Ajo ka shfaqur simptoma të lehta, ndërsa rasti po studiohet për të përcaktuar nëse kombinimi lidhet me ashpërsimin e sëmundjes.
Mjekët besojnë se mund të ketë më shumë infeksione “flurona” në vend, meqënëse shenjat që shfaqen janë thuajse të njëjta.