India fillon vaksinimin e adoleshentëve, derisa rastet me Omicron rriten

Azia

India fillon vaksinimin e adoleshentëve, derisa rastet me Omicron rriten

Më: 3 janar 2022 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore indiane filluan këtë të hënë vaksinimin e adoleshentëve të grupmoshës 15 deri në 18 vjeç.

Një nismë e tillë erdhi pasi u rrit numri i shteteve që rreptësuan masat anti-COVID, për të frenuar një vale të re infektimesh me variantin e ri Omicron.

Qeveritë e shteteve indiane kanë injektuar dozat në shkolla, spitale dhe vende të veçanta vaksinimi.

Deri më tani, India ka regjistruar afro 35 milionë infektime me COVID-19 dhe 482 mijë vdekje nga sëmundja. Ekspertët besojnë se të dyja shifrat zyrtare janë të nënvlerësuara.

Rritja aktuale e rasteve, duke përfshirë ato të variantit Omicron, është përqendruar kryesisht në qytetet kryesore indiane si Delhi dhe kryeqyteti financiar Mumbai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat