Qyteti i Kinës, Harbin, i famshëm globalisht për festivalin e tij vjetor të borës dhe akullit, është detyruar për të dytin vit t’i kufizojë shumë ngjarje për shkak të frikës se mund të ndikojë në përhapjen e COVID-19.
Atraksioni turistik i njohur i Harbinit, Bota e Akullit dhe Borës, mbetet i hapur, por numri i vizitorëve është ulur që kur u hap për vizitorët më 24.
Aktivitetet tradicionale që vijnë me festivalin çdo janar, duke përfshirë garat e skulpturave në akull, notin në akull dhe dasmën në akull, u anuluan përsëri këtë vit.
“Ndikimi i COVID-19 është i madh”, tha Li Wenxiang, një pensionist 70-vjeçar nga Harbin.
“Njerëzit që donin të vinin janë të frikësuar dhe, ndërsa ne këtu kemi frikë se do të na sjellin virusin”, shtoi ai.
Vizitorëve u kërkohet të skanojnë kodet QR në hyrje për të vërtetuar se nuk kanë qenë në asnjë zonë me rrezik të mesëm ose të lartë për të hyrë aty.
Me fillimin e Lojërave Olimpike të Pekinit më 4 shkurt, Kina po dyfishon masat për të parandaluar çdo shpërthim të ri që mund të ndikojë në ceremoni.
Qyteti veriperëndimor i Kinës, Xi’an, ka qenë nën izolim që nga 23 dhjetori, me më shumë se 1 mijë e 600 raste të detektuara.